Incidenti me “balonën e përgjimit”, Biden: Marrëdhëniet SHBA-Kinë nuk janë dobësuar

schedule09:38 - 7 Shkurt, 2023

schedule 09:38 - 7 Shkurt, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit nuk janë dobësuar, ndonëse tensionet mes vendeve u shtuan pas rrëzimit të balonës kineze nga SHBA.

“Incidenti nuk ka dobësuar marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit. SHBA i bëri të qartë Kinës se çfarë do të bënin”, tha Biden në një komunikim me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.

Balona, për të cilën Uashingtoni tha se ishte spiune, fluturoi mbi Amerikën e Veriut për disa ditë, duke bërë që SHBA të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!