Turqia dhe Siria janë duke kaluar një tragjedi, pasi tërmeti me magnitudë 7.8, i pari në shekullin e fundit, ka sjellë dëme kolosale në njerëz dhe infrastrukturë.
Si të mos mjaftonin lëkundjet e mëngjesit, gjatës mesditës së djeshme një tërmet i fortë lëkundi zonën juglindore të Turqisë duke sjellë akoma më shumë dëm.
Deri më tani raportohet për mbi 4,300 viktima në dy shtetet, por ky numër pritet të rritet në vijim.
Sipas Drejtorit të Qendrës së Kërkimit të Tërmeteve të Universitetit Akdeniz, Prof.Dr. Ramazan Ozçelik, shumica e ndërtesave të shkatërruara janë atë të ndërtuara para vitit 1998.
“Shumica e ndërtesave të shkatërruara sot janë ato të ndërtuara para vitit 1998. Sasia e betonit dhe hekurit në këto struktura është e pamjaftueshme”, shpjegoi ai.r.t/abcnews.al