I ftohti “Siberian” mbetet prezent, parashikimi i motit për sot

schedule07:03 - 7 Shkurt, 2023

schedule 07:03 - 7 Shkurt, 2023

Shqipëria 

I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pikërisht në këto zona problematikë e theksuar do të jenë ngricat për shkak se 24- orëshi do të jetë në vlera negative.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin edhe një erë të ftohtë lindore duke bërë që i ftohti të ndjehedhe edhe më shumë në zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -10 °C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë të martës do të ketë rënie akoma më të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që termometri të zbresë deri në -11 gradë C, por vijon moti i kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës dhe vranësira të lehta e kalimtare do të shafqen vetëm në orët e vona të mbrëmjes, mbeten prezente ngricat në rrugë si edhe era herë pas here e fortë dhe e ftohtë nga verilindja.

Maqedonia e Veriut 

I ftohti polar, mbizotëron kushte meteorologjike edhe në republikën e Maqedonise duke sjellë intervale të gjata me kthjellime në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat të pakta të

shfaqen pasdite dhe në mbrëmje, por nuk priten reshje.

Temperatura shumë të ulëta priten në të gjithë Maqedoni ku minimalja do të zbresë deri në – 11 gradë C.

Rajoni dhe Europa 

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizoterohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohtë; si pasojë e depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta siberiane.

Temperatura shumë të ulëta priten në pjesën më të madhe të kontinentit ku vlera ekstreme do të ketë edhe gadishulli i Ballkanit.

Përsa i përket; Europës veriore dhe Lindore dominohen nga stuhi të fuqishme ere dhe temperatura deri në -13 gradë C në qytetin e Moskë.

Ndërsa do të vijojë me reshje shiu e dëbore Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre por sasia e reshjeve do të jetë e pakët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!