Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka largon presionin nga skuadra dhe kërkon vetëm një fitore morali. Në kampin tjetër tekniku i Debrecen, Andres Herceg, kërkon kujdes nga lojtarët e tij pavarësisht fitores 3-0 të ndeshjes së parë.
Skuadra e Kukësit do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit të Europa Leauge ndaj Debrecen. Një detyrë mjaft e vështirë për verilindorët që duhet të përmbysin disavantazhin e tre golave të ndeshjes së parë. Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka thekson se skuadra duhet minimalisht të arrije një fitore morali.
Trajneri i skuadrës së Debrecen, Andres Herceg, vlerëson Kukësin dhe mendon se në Elbasan do të jetë një ndeshje e vështirë.
“Parashikoj një ndeshje të vështirë përballe Kukësit. Duhet të fokusohemi maksimalisht në këtë ndeshje pasi kundërshtari ka elemente të mirë që mund të na krijojnë probleme. Kukësi ka një mbrojtje dhe një sulm të mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.
Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecen do të zhvillohet këtë të enjte në orën 20:00./ABC News Albania 24/7