Rritet numri i viktimave, rreth 700 të vdekur nga tërmeti vdekjeprurës

schedule10:42 - 6 Shkurt, 2023

schedule 10:42 - 6 Shkurt, 2023

Të paktën 670 persona janë raportuar të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të madh të së hënës me magnitudë 7.8 ballë. Në Siri, raportohet për 386 viktima duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus.

Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

Qindra njerëz të tjerë u plagosën gjithashtu pas tërmetit, me 648 të plagosur në Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus. 340 të tjerë u raportuan gjithashtu në zonat e kontrolluara nga opozita, shtuan Helmetat e Bardha.

Në Turqi, të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,323 persona janë plagosur, tha më herët zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay.

/abcnews.al