Në Gjirokastër disa lagje të qytetit nuk e kanë zgjidhur ende problemin me ujin e pijshëm. Banorët thonë se furnizohen një orë në ditë me ujë edhe pse janë taksapagues të rregullt.
Prej më shumë se dy javësh uji i pijshëm vjen vetëm një orë në ditë në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës.
Në këto temperatura të larta banorët nuk kryejnë dot as punët e përditshme.
Ata thonë se janë taksapagues të rregullt dhe shërbimin nuk e marrin.
Investimi prej 5.5 milion eurosh në Gjirokastër zgjidhi problemin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë vetëm në disa lagje.
Ndërsa lagjja “Punëtore” edhe ato në zonën e sipërme të këtij qyteti duke përfshirë edhe bizneset e Qafës së Pazarit vuajnë mungesën e ujit prej vitesh.
Gjirokastra furnizohet nga dy burime ai i Hosit dhe i Budukut, ky i fundit në muajt e verës gati shteron dhe rrjedhimisht lë edhe banorët pa ujë./ABC News Albania 24/7