Para disa ditësh në mediat e huaja qarkulloi lajmi se ish-mesfushori “fantazist” i Arsenal dhe Real Madrid, Mesut Ozil kishte njoftuar largimin nga futbolli në fund të këtij sezoni aktual.
Mirëpo, media gjermane “Deutche Presse-Agentur” duke cituar përfaqësuesit e lojtarët ditën e sotme, ka njoftuar se mesfushori me origjinë turke, nuk do të bëjë një largim nga futbolli në këtë moment, me Ozil, i cili synon që ta mbyllë sezonin aktual te gjigandët turq, të Basaksehir.
Kujtojmë se, deri më tani Ozil nuk është aktivizuar shumë këtë sezon, teksa ka zbritur në fushë vetëm 4 herë. /i.m /abcnews.al