Jo gjithçka është mirë te Manchester City. Sipas botimit spanjoll El Nacional, marrëdhënia mes Josep Guardiolës dhe Erling Haaland filloi të përkeqësohej. Kjo situatë mund ta shtyjë sulmuesin norvegjez të ndryshojë klub shkruan burimi.
Erling Haaland u transferua te Manchester City verën e kaluar nga Borussia Dortmund. Që atëherë, norvegjezi ka bërë 27 paraqitje për klubin më të mirë në Premier League. Në to, Haaland shënoi 31 gola dhe 3 asistime.
Manchester City do të luajë ndeshjen jashtë fushe kundër Tottenham Hotspur të dielën. /G.D abcnews.al/