Agron Lala mjek në spitalin e Laçit, që ka përballuar më së miri tërmetin e 26 nëntorit 2019 tregon për vështirësitë e asaj kohë.
“Ditën që ra tërmeti isha në shtëpi dhe më erdhi një telefonatë. Ishte e shkurtër: hajde shpejt! Sapo vajta në spital erdhi dhe viktima e parë”.
Tragjedia u pasua edhe nga dëmtimi i spitalit, ku mjekët dhe pacientët duhet të largoheshin menjëherë nga aty për shkak të rrezikut që u kanosej.
“Dëmi qe më i madh sepse spitali u bë i paaksesueshëm sepse u dëmtua. Ne morëm rolin e shpëtuesit. Dëmtimet që shihnim nuk na bënim më përshtypje sepse kishim një situatë traumatike”.
Agron Lala tregon se u detyruan të gjenin një zgjidhje të shpejtë, që ishin çadrat. Ndërsa kishte nisur rindërtimi i spitalit të ri. Stafi u sistemua në mjediset e një kishe.
“Gjatë funksionimit të çadrave, po shikohej edhe një ambient tjetër. Pasi u pa ky ambient nga çadrat këtu, na u duk sikur u bë spitali”.
Që prej shtatorit të viti që lamë pas, spitali i ri i Laçit është vënë në funksion të qytetarëve./abcnews.al