Finalizohet faza e dytë e operacionit policor “Bizark”, ku në qershor të vitit të kaluar u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit. Sasia e madhe e parave u gjet e fshehur në një automjet tip “Toyota Yaris”.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal në pronësi të Alban Mollaymeri dhe Alfred Vladi si edhe pjesëtareve të tjerë të familjeve të tyre.
Në njoftimin e policisë së Shtetit thuhet se sekuestro preventive u vendosën për shumën e 72 000 € Eurove e gjetur në llogarinë të një banke të nivelit të dytë. Po kështu në sekuestro preventive kanë kaluar edhe një sipërfaqe me 11 167 m2 Ranishte e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës. Po kështu u sekuestrua në Tiranë edhe Truall dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 730 m2 në total në Tiranë
Gjykata e krimeve të rënda ka lënë në burg këtë të arrestuarit në Shqipëri për llogari të hetimeve për dosjen “Toyota Yaris”, Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri. Ndërkohë në Belgjikë hetimet zhvillohen edhe për Alfred Vladin, Elvis Vladin, Agim Cekwn dhe Niman Nimanin. Ata akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”. /ABC News Albania 24/7