Prej disa muajsh flitet për një ardhje të mundshme të Lionel Messit në MLS.
Inter Miami është i gatshëm të bëjë gjithçka për të nënshkruar me kampionin argjentinas, siç tregohet nga fjalët e njërit prej pronarëve të klubit, David Beckham.
“Unë e dua qatë për shumë arsye. E dua atë sepse është një lojtar i madh. Ai ka një personalitet të madh, është një person i madh. Messi luan me pasion, lirshëm.
Më pëlqen të shoh lojtarë të tillë. Ai e meritonte Kupën e Botës për mënyrën se si luajti, për veten dhe për kombin e tij”, është shprehur Beckham./ h.ll/abcnews.al