“McGonigal nuk e fshehu marrëdhënien me Ramën”, New York Times hedh poshtë akuzat

schedule15:17 - 3 Shkurt, 2023

schedule 15:17 - 3 Shkurt, 2023

Akuzat ndaj Charles McGonigal, një ish-shefi i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve, ku ka hedhur dyshime se ka përdorur pozicionin e tij në favor qeverisë shqiptare janë hedhur poshtë nga media prestigjoze New York Times.

Situatat e përshkruara dy aktakuzat të zbuluara javën e kaluar nga prokurorët federalë, sipas New York Times, e tregojnë McGonigal, si një sipërmarrës agresiv në krijimit të biznesit nëpërmjet kontakteve dhe pushtetit që i ofronte pozicioni i tij.

Referuar prokurorisë federale, McGonigal kishte zhvilluar një komunikim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit.

Megjithatë, gatishmëria e McGonigal për t’u takuar me kreun e qeverisë shqiptare, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, verteton se ai nuk po mbante të fshehur takimin. Ish zyrtari i lartë i fbi-së po ashtu përdori adresën e tij të emailit dhe celularin e FBI-së për çështje të lidhura me Shqipërinë. Në këtë mënyrë neë york times hedh poshtë akuzat se në këtë skandal është e përfshirë qeveria.

Pretendimet se ai ka pranuar një shumë prej 225 mijë dollarësh nga një ish punonjës i inteligjencës shqiptare, paraqiten po ashtu aq të dyshimta. Kjo pasi të ardhurat e ish-zyrtarëve pas daljes në pension janë të konsiderueshme , duke marrë pasasysh pensionet e “majme”.

“Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension të tij, sugjeron se zoti McGonigal mund të ketë filluar ose rritur aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit, të cilat supozohet se do të administrohen çdo pesë vjet. Zoti Triplett tha se tradhtia e agjencisë nga dikush me pozitën e zotit McGonigal për 225,000 dollarë, nëse vërtetohet, do të ishte befasuese duke pasur parasysh se ish-zyrtarët mund të fitojnë shuma të konsiderueshme si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensioneve të majme”

Në gusht 2017, sipas prokuroreve mcgonigal u takua me Agron Nezën. 59 vjeçari, ka lindur në Shqipëri dhe është punësuar nga një agjenci inteligjence atje disa dekada më parë. Më vonë ai u transferua në Shtetet e Bashkuara, u vendos në veri të Nju Xhersit dhe u bë shtetas amerikan.

Neza raportohet se i dha zotit McGonigal 225,000 dollarë në para në tre këste. McGonigal i pati premtuar se do t’i kthente paratë. Në aktakuzën e Nju Jorkut, Neza përmendet si miku i McGoniga. Prokurorët nuk e kanë akuzuar McGonigal se ka ndërmarrë ndonjë vendim në këmbim të parave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!