Kina: “Balona e përgjimit” në SHBA është pajisje moti

schedule15:09 - 3 Shkurt, 2023

schedule 15:09 - 3 Shkurt, 2023

Një “balonë përgjimi” që thuhet se ka fluturuar në hapësirën ajrore të SHBA-së, në fakt është një pajisje e përdorur për monitorimin e motit.

Kështu të paktën ka deklaruar Kina pas pretendimeve të SHBA-së. Ministria e jashtme e Kinës tha në një deklaratë se ishte përdorur për qëllime “kryesisht meteorologjike”.

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë.

Montana është shtëpia e disa prej kapanoneve të raketave bërthamore të SHBA-së.  Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e rrëzonin balonën për shkak të shqetësimit se copëzat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!