OKB: Çmimet e ushqimeve shënojnë rënie për të dhjetin muaj radhazi

schedule11:32 - 3 Shkurt, 2023

schedule 11:32 - 3 Shkurt, 2023

Çmimet globale të ushqimeve shënuan rënie në janar për të 10-tin muaj radhazi dhe tani janë rreth 18% poshtë nivelit rekord të vendosur marsin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas një deklaratë të agjencisë së OKB-së për ushqimin.

Indeksi i çmimeve të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), i cili ndjek tregtimin e ushqimeve në nivel global, ishte mesatarisht 131.2% me 132.2 në dhjetor.

Ky është çmimi më i ulët i indeksit që nga shtatori 2021. Indeksi i çmimeve për muajin dhjetor u rishikua më poshtë nga vlerësimi fillestar prej 132.4.

Rënia e çmimeve të vajit vegjetal, qumështit dhe sheqerit ndihmuan në uljen e indeksit, ndërsa çmimet e drithërave dhe mishit mbetën kryesisht të qëndrueshme, tha FAO.

FAO gjithashtu parashikoi prodhimin global të drithërave në vitin 2022 në 2.765 trilion ton nga një vlerësim i mëparshëm prej 2.756 trilion ton.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!