Takoi shokun e ushtrisë pas 42 vitesh, shqiptari nga Kosova tregon emocionet: Jetonte në SHBA, si më gjeti

schedule09:50 - 3 Shkurt, 2023

schedule 09:50 - 3 Shkurt, 2023

Mund të duket si një histori nëpër filma, por është e vërtetë. Bedri Sadiku është një aktor amator, që është surprizuar nga shoku i tij i ushtrisë, të cilin e ka takuar pas 42 vitesh.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si i kishte rigjetur kontaktet me shokun boshnjak, që aktualisht jeton SHBA.

Sakaq, Bedriu ndau emocionet e takimit në dasmën e djalit të tij, ku përshkroi detaje nga ai moment që e ktheu shumë pas në kohë.

Në atë kohë kur kam qenë ushtar, asnjë fjalë nuk e kam ditur me fol gjuhën serbe. Unë u shoqërova me të 3 ditët e para, por nuk dija të flisja asnjë fjalë, flisnim me gjeste, me humor, u shoqëruam më shumë. Ka qenë një shoqëri shumë e afërt, e ngrohtë, kemi ngelur 5 muaj me të. Më pas jemi ndarë nga ushtria. Unë kam shkuar në një tjetër vend, ai ka mbetur aty. Na ka humbur lidhja, unë s’kam ditur kurrë për të.

Para një viti, po më thotë vajza Tringa: ‘Babi ka shkruar sot prej Amerikës dhe po thotë që do të jetë në kontakt me ty’. U habita se thash kush është prej Amerikës, kur më tha emrin mu kujtua që kam qenë me të ushtar. Unë i shkruajta dhe i kërkova numrin. Është boshnjak dhe flasim serbo-kroatisht. Nisëm bisedën dhe ndër të tjera më pyeti për djalin, nëse do t’i bëja dasmë. ‘Nëse më thërret, vij’, më tha. ‘Prej këtij momenti je i thirrur me të gjithë familjen”, i thash.

Ishte munduar shumë me më gjet dhe i ishte lutur fëmijëve ta ndihmonin për të më gjetur. Nëse është gjallë apo jo nga lufta”, tregoi ai./abcnews.al