Edi Rama refuzon 13 Tetorin si një datë për zgjedhje të parakohshme, siç propozon Presidenti dhe opozita. Në mbyllje të mbledhjes së kryesisë socialiste, ku u diskutua për strategjinë drejt zgjedhjeve e 2021-it, Rama tha se zgjedhjet lokale tashmë ishin kryer në 30 Qershor.
Anëtarët e kryesisë kanë dhënë të gjithë me radhë mendime për strategjinë e veprimit të mëtejshëm të socialistëve, kur për ta, nuk ka përsëritje të zgjedhjeve lokale, e as zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Megjithëkëtë, kryeministri nuk e mbyll derën e dialogut.
Diskutimet e brendshme, nuk përjashtojnë kritikat, por për kryesocialistin, nuk ka vend për të ndëshkuar./ABC News Albania 24/7