Ka dëshmuar në Gjykatën e Tiranës e ish-drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Albert Nushi, në lidhje me dosjen Babale. Bashkë me Nushin ka dëshmuar edhe Erzen Breçani ish-punonjës policie i liruar nga detyra në vitin 2013. Në dëshminë e Nushit në gjykatë, ai pohoi se Fredin Alizotin e njihte për shkak të detyrës.
“Unë doja ta çoja në prokurorisnë e Fierit, por aty me thanë se kishte një çështje te Krimet e Rënda për Fredi Alizotin”. Më tej Nushi shtoi se Fredi Alizoti i kishte thënë se ishte ai që e interpretoi Agron Xhafajn në lidhje me përgjimin e publikuar në ata kohë në media.
Ndërkohë Breçani deponoi se me Alizotin dhe Albert Veliun janë takuar rastësisht te selia e PD.
“Alizoti në atë kohë më tha se kishte besim te unë duke shtuar se ishte përdorur nga pala tjetër”.
Në listë për të dhënë dëshmi janë edhe ish-deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj dhe Besim Hajdarmataj ish- kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda./ABC News Albania 24/7