I ftuar në studion e “Balkan Update” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News, ka qenë sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi.
Nushi komentoi pikërisht atë ngjarje të bujshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Radio Televizionin e Kosovës, ku vetë ai u fut në studion e lajmeve live dhe shfaqi pankartën, “Radio Televizioni i Kurtit” si shenjë protestë kundër emërimit të Rilind Gërvallës si drejtor i këtij televizioni.
Sa i përket rrugës që ndoqi për t’u futur, Nushi u shpreh se ishte mjaftë e thjeshtë pasi ata menduan se ai ishte i ftuar dukeqenëse kishe qenë edhe herë tjera.
E gjitha kjo tha Nushi zgjati vetëm 3-4 minuta. Sipas ky ishte nje aksion kundër autoritarizmit që po vjen në rritje në Kosovë si edhe korrupsionit.
Pjesë nga biseda në studio:
“A u lodhe mbrëm?
Jo fare, ishte shumë e shpejtë, madje u kënaqa.
Si të lanë të futeshe ?
Duke e dit kush jam, nuk ka qenë problem , sepse ne kemi qenë shumë here të ftuar. Zgjati jo më shumë se 3-4 minuta.
Ishte protestë kundër emërimit të Rilind Gervallës si drejtor i televizonit, pse?
Nëse e keni parasysh LVV ka ardhur në pushtet me kartën e kundër emërimeve të aktivistëve në borde publike. Kjo kartë tani është rrëzuar, por nuk duket. Sepse anëtarët e partisë kanë mbushur institucionit.
Emërimi i Rilindit, nuk është një nga emërimet e radhës, është shumë më i veçantë pasi bëhet fjalë për operatorin e vetëm publik të informimit.
Dhe tani politikat redaktoriale do ti bëjë një aktivist i pushtetit, që nuk është ndonjë profesionit i madh. Virtyti i vetëm i Rilindit këtu është besnikëria ndaj pushtetit.
Kujtojmë që LVV kishte në plan të hapte më parë një televizion online, por nuk u eci dhe tani e gjetën të gatshëm.”
Kujtojmë që një episod të ngjashëm e kemi parë pak muaj më parë edhe në Rusi, dhe për këtë Nushi u shpreh se motivi është i njëjtë, por dozat ndryshojnë.
“Po flasim për propagandën, kemi pasur një rast të ngjashëm në Rusi, por në fakt përfaqëson qëndrimin e një pjese të gazetarëve rus, dua ta komentojmë pak, a kemi ngjashmëri?
Sigurisht që nga pamjet duket si të njëjtë, dhe motivet janë të njëjta, pasi edhe atje është protestuar për kapjen e pushtetit nga partia, edhe ktu e njëjta e gjë, ku padyshim dozat ndryshojnë.
Autoritarizimi në Kosovë po rritet. Nëse e kemi parë dj , Kurti ka thënë se ka rritur pagat me 30-40%, por pas një analize, del që ajo rritje është vetëm propagandë, pasi njerëzit nuk do të marrin më shumë se 10-15%.
Ne jemi këtu që me aksione kjo të mos bëhet realitet.
Kur është aksoni i radhës?
Aksionin e radhës nuk e di as unë, sapo të ndodhe do t’ju njoftojnë paraprakisht.” r.t/abcnews.al