TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se deputetët e opozitës janë porositur nga “non grata”, referuar këtu ish-kryeministrit Berisha, që të bëjnë zhurmuesin me qëllim pamundësimin e mbajtjes së seancës plenare.
Sipas tij, në çështjen “Mc Gonigal”nuk ka asnjë person apo zyrtar të Shqipërisë, që është nën akuzë, por kjo shtoi ai nuk ekziston.
“Kjo është një nga ato seanca që tregon turpin e kësaj palo- opozite. Jeni referuar që nga mëngjesi për një çështje që nuk ekziston. Nuk kas asnjë akuzë ndaj asnjë personi apo autoriteti të Shqipërisë. Është një person, që është një ish-zyrtar i FBI. Keni ardhur këtu të fshiheni pas gishtit. Kjo nuk është çështja juaj, por janë çështjet që lidhen me drejtësinë në Shqipëri. Jeni porositur të mos lini zhvillimin normal të Kuvendit të Shqipërisë. Po zbatoni porositë e “non gratës” së SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.”, tha ai.
Deputetët e Partisë Demokratikë vijojnë ta mbajnë të zaptuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë Gazmend Bardhi u përjashtua nga seanca./abcnews.al