TIRANË – Ka nisur me debat e kaos seanca plenare në Kuvend. Ndërsa mori fjalën për procedurë, deputeti i PD, mbështetës i grupimit të Berishës, Luciano Boci, tha se në nuk gjen asnjë arsye në përjashtimin me 10 ditë të ish kryeministrit dhe katër deputetëve të tjerë demokratë, ndërsa vijoi më tej në akuza ndaj kreut të qeverisë.
Në përgjigje, kryeparlamentarja Nikolla i ndërpreu fjalën deputetit Boci, ndërsa tha se fjala nuk ka lidhje me procedurën. Kaq mjaftoi që pjesa e mbetur e mbështetësve të grupit t’I drejtohen foltores, c’ka solli më pas ndërhyrjen e Gardës.
Kujtojmë se me vendim të komisionit të Etikës, ish-kryeministri Sali Berisha dhe 4 deputetë të tjerë, mbështetës të tij janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë .