Vodhën një emigrant të parregullt, gjykata merr vendimin për dy doganierët në Sarandë

schedule18:11 - 1 Shkurt, 2023

schedule 18:11 - 1 Shkurt, 2023

Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka dhënë vendimin për dy punonjësit e doganës në pikën kufitare të këtij qyteti, pasi kanë vjedhur një emigrant të parregullt.

Gjykata ka vendosur arrest në shtëpi për shtetasit D. S. dhe R. XH., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ka kryer sot ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit Nr. 15 datë 01.02.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit e policisë D. S. dhe R. XH., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 135 e 25 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i këtij vendimi vjen pas një pune intensive hetimore, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.01.2023, kur u ndalua punonjësi i policisë M. J. dhe u procedua në gjendje të lirë punonjësi i policisë D. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë./abcnews.al/