“PD e fundit që më dhimbset”, juristi Daci: Vonesat në gjykim të paarsyeshme, vendi duhet të ketë opozitë

schedule14:38 - 1 Shkurt, 2023

schedule 14:38 - 1 Shkurt, 2023

TIRANË – Në studion e ABC News, ku komentoi vështirësitë me zbatimin e hartës së re gjyqësore, juristi Jordan Daci u ndal edhe në betejën e PD në gjyqësor. Daci tha se e sheh të paarsyeshme vonesat e këtij gjykimi, ndërsa theksoi se vendi duhet të ketë një opozitë, pavarësisht nëse do të jetë Berisha apo Basha në krye të saj.

“Ajo është një çështje që nuk e kuptoj pse nuk është gjykuar. Nuk po flasim për PD, as për Lulin as për Berishën, por për Shqipërinë.

Shqipëria meriton të ketë opozitë. Partinë ta marrë kush të dojë, por duhet të jepet zgjidhje.

Nuk ka asnjë avokat sado i zotë të jetë që të shtyjë gjyqet gjyqtari.

PD është e fundit që më dhimbset, këtu humbet interesi publik. Vendi duhet të ketë një opozitë” u shpreh ndër të tjera Daci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!