Emma Bonino, një nga figurat më të njohura të politikës italiane dhe aktiviste e shquar për të drejtat e njeriut, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Lajmin e berit të ditur partia e saj e viteve të fundit, More Europe. Bonino u bë e njohur që në vitet ’70 si një nga drejtueset e Partisë Radikale, në një periudhë kur Italia ishte ende një shoqëri thellësisht katolike dhe Kisha Katolike kishte ndikim të madh në jetën publike. Ajo ishte një nga zërat kryesorë të fushatave që çuan në legalizimin e abortit dhe divorcit në Itali, duke u përballur drejtpërdrejt me kundërshtimin e Vatikanit dhe pushtetin politik të kohës. “Jeta e saj ishte një luftë e gjatë kundër gjithçkaje që mohon lirinë”, deklaroi partia Me shume Europe, duke përmendur angazhimin e Boninos kundër abortit klandestin, urisë në botë, gjymtimit gjenital të grave, dënimit me vdekje, genocidit dhe çdo forme autoritarizmi.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, pavarësisht dallimeve të thella politike me Boninon, e vlerësoi kontributin e saj në jetën publike të vendit. Bonino lindi më 9 mars 1948, në Bra, në rajonin Piemonte, pranë Torinos. Ajo u përfshi në politikë në moshë të re, fillimisht për të ndryshuar ligjet që lidhnin me abortin. Në moshën 26-vjeçare ajo mbeti shtatzënë dhe kreu një abort, në një kohë kur procedura ishte ende e paligjshme në Itali duke e pershkruar kete si nje nder eksperiencat me poshteruese te jetes se saj .
Në vitin 1975, Bonino ishte ndër themelueset e një organizate që ofronte informacion dhe kryente aborte, përpara se ato të legalizoheshin. Një vit më vonë, ajo u zgjodh deputete në Parlamentin italian, duke nisur një karrierë politike që do të zgjaste më shumë se pesë dekada.
Në vitin 1978, aborti u legalizua në Itali, ndërsa Bonino vazhdoi të angazhohej në një sërë çështjesh të të drejtave civile, politikës së jashtme dhe reformave demokratike.
Ajo u zgjodh gjashtë herë deputete dhe dy herë senatore. Në vitin 1995, kryeministri i atëhershëm Silvio Berlusconi e propozoi si një nga dy përfaqësueset e Italisë në Komisionin Evropian. Gjatë mandatit si komisionere evropiane, Bonino u angazhua në politikën e mbrojtjes së konsumatorit dhe në çështjet humanitare. Ajo udhëtoi në disa prej zonave më të prekura nga konfliktet, përfshirë ish-Jugosllavinë, Ruandën, Sudanin dhe Afganistanin.
Në vitin 1999, ajo drejtoi listën politike që mbante emrin e saj në zgjedhjet evropiane. Lista Bonino mori 8.5% të votave, duke u shndërruar në një nga forcat e rëndësishme politike në Itali. Gjatë viteve të mëvonshme, Bonino shërbeu edhe si ministre e Jashtme, ministre e Tregtisë dhe ministre për Çështjet Evropiane në qeveritë italiane të qendrës së majtë.Në vitin 2017, ajo u bë udhëheqëse e More Europa, një forcë politike liberale dhe pro-evropiane që garoi në zgjedhjet parlamentare italiane të vitit 2018.

