Arrestohen 4 të rinj, akuzohen për plagosje, pengmarrje dhe përndjekje të së dashurës

schedule19:00 - 16 Korrik, 2019

schedule 19:00 - 16 Korrik, 2019

Policia ka arrestuar 4 persona për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje“ dhe “Përndjekja”. F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë ishin shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pasi Prokuroria ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë, ishte person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe i katërti, shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Njoftimi

Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë

Gjatë orëve të fundit, kapen dy persona në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu arrestohen edhe dy shtetas të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“ dhe “Përndjekja”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2, u bë e mundur kapja e personave F. M., 35 vjeç dhe S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimito penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit A. Ll., 24 vjeç, banues ne Tiranë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K, 36 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.