Eriksen mori një ndërhyrje të ashpër në ndeshjen e fundit ndaj Reading në FA Cup, ku ish-lojtari i Liverpool, Andy Carroll i shkaktoi një dëmtim të rëndë lojtarit danez të Manchester United.
Ndërhyrja ishte tepër e frikshme dhe e rëndë, sa Eriksen doli nga Old Traford me paterica.
Së fundmi, klubi i Manchester United ka njoftuar mbi gjendjen e fantazistit të tyre.
“Ndërkohë që stafi mjekësor vazhdon të vëzhgojë me kujdes situatën e tij, testet e para mjekësore treguan se Eriksen me shumë mundësi do të jetë jashtë fushave deri në fund të muajit prill ose deri në fillim të majit.
Megjithatë, ka shpresë që Christian mund të kthehet në kohë për të luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fazës së fundit të sezonit”, thuhej në njoftimin e Manchester United./ h.ll/abcnews.al