Modelja e njohur e viteve ’90, pozon me rrobat e djalit të saj dy vjet pas vdekjes së tij

schedule12:35 - 31 Janar, 2023

schedule 12:35 - 31 Janar, 2023

Stephanie Seymour, supermodelja e famshme e viteve ’90, ishte larguar nga vëmendja e publikut pas vdekjes tragjike të djalit të saj, Harry Brant, më 17 janar 2021. 21-vjeçarja që punonte si model vdiq nga mbidoza dhe një vit më parë nëna e tij e famshme përgatiti një set fotografik për nder të tij.

Modelja 54-vjeçare më në fund ka pozuar për kopertinën e revistës WSJ, duke dhënë intervistën e saj të parë që nga humbja e fëmijës dhe duke pozuar me rrobat e tij. Siç thotë ajo, e gjeti forcën për ta bërë këtë duke pasur në mendje djalin e saj dhe dashurinë e tij për modën.

Modelja po e mban të gjallë kujtimin e djalit të saj përmes garderobës së tij mbresëlënëse të cilën ajo planifikon t’ua huazojë modelëve të tjerë teksa pozon në revistë e veshur me pantallonat e tij, duke mbajtur xhaketën e tij në krahë dhe me emrin e tij të shkruar në shpinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Magnus Berger (@magnus_berger)

Ndihem mirë duke veshur rrobat e tij. Kam mbledhur shumë kuti me gjërat e tij dhe dua të vazhdoj t’i fotografoj sepse mendoj se do t’i pëlqente”, tha Seymour. Modelja u martua me miliarderin Peter Brant në 1995 dhe pati tre fëmijë, Peter, Harry dhe Lily, ndërsa kishte edhe një djalë, Dylan, nga martesa me Tommy Andrews.

Harry kishte ndjekur hapat e nënës së tij, duke pozuar për Vogue italiane, duke u shfaqur në fushatat e Balmain, ndërsa kur ishte adoleshent kishte pozuar edhe për revistën Interview./abcnews.al