“Meta po i tregon dhëmbët Berishës”, Frrok Çupi: Ata i dinë shumë gjëra njëri-tjetrit

schedule12:05 - 31 Janar, 2023

schedule 12:05 - 31 Janar, 2023

TIRANË – Për Frrok Çupin dërgimi në KQZ i emrave për anëtarë të KZAZ nga grupimi i Sali Berisha, është si të kërkosh të pamundurën të bëhet e mundur.

Po kërkojnë të pamundurën, të regjistrohen pa patur parti. KQZ është pika fundore, dhe aty përqëndrohet esenca e ligjit. KQZ është porta ku o hyhet me ligj, o nuk hyhet dot. E gjitha kjo për të dyja palët, do të përdoret që ditën e zgjedhjeve kur të jenë të pasigurtë, të abandojnë zgjedhjet. Do thonë ne nuk shkojmë në zgjedhje.” -u shpeh Çupi në studion e ABC Neës, ndërsa komentoi edhe dorëzimin më vete të emreva nga Ilir Meta.

“Meta po i tregon dhëmbët Berishës, ndërsa ka fytyrën nga maxhoranca dhe Amerika i thotë do më falni sado pak për krimet e bëra dhe unë Berishën e hedh në lumë që nesër. E tërë sjellja e tij ashtu është. Me sa ka gjasa, ai nuk i fut nën ombrellën e tij këta të Berishës, ata me siguri do shkojnë sic po thuhet, të regjistrohen me partinë e Nard Ndokës. Ndoka s’ka asnjë anëtar, ndaj do ketë Berishën anëtar.” vijoi ai.

Ndër të tjera Çupi komentoi edhe takimet e fundit mes Sali Berishës dhe aleatit të tij në opozitë, Ilir Meta.

“Mos harrojmë se ka patur gjithnjë ndasi. Është njësoj si në grupimet  keqbërëse të shoqërisë. I vetmi që i ka vënë prangat Berishës ka qenë Ilir Meta. Ata janë grindur ose afruar sipas aferave. Do të thotë ata i dinë shumë gjëra njëri tjetrit. Meqë jemi te agjentët amerikanë, nëse Ilir Meta do të bëjë Kim Filbin në këtë rast me Berishën është zotësi e tij. Por unë e shoh si luftë interesash, Meta tenton të joshë Berishën që t’i marrë elektoratin.” -u shpreh Çupi.

Analisti nuk parashikon supriza në rezultatin e zgjedhjeve në 14 maj, ndërsa tha se shpreson që maxhoranca të shtrihet më mirë në veri.

“Padyshim që nuk ka ndryshime edhe këtë herë në maxhorancë. Shpresoj të ndodhë që maxhoranca të shtrihet më mirë në veri, në një qytet sic është Shkodra.” -përfundoi Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!