Instagrami i Leo Messit rezultoi i bllokuar për disa ditë pas fitimit të Kupës së Botës.
Vetë Leo foli për këtë në një intervistë për stacionin radiofonik Urbana Play.
“Instagrami im u bllokua për disa ditë për shkak të mesazheve që mora pas fitimit të kampionatit botëror. Mora një milion mesazhe dhe mu bllokuan”, tha Messi.
Për më tepër, Messi vuri në dukje se ai nuk ka një menaxher SMM që menaxhon rrjetet e tij sociale, teksa Leo i poston vetë të gjitha postimet në Instagram.
Padyshim që bllokimi nga rrjeti social nuk pasoi menjëherë dhe Leo arriti të postonte disa postime për Botërorin. Njëra prej tyre u bë më e pëlqyera në historinë e rrjetit social, duke thyer rekordin e pëlqimeve. /G.D abcnews.al/