Paketa e re ndihmuese nga qeveria, Spaho: Shtresat e mesme do të përfitojnë nga fondi

schedule20:16 - 30 Janar, 2023

schedule 20:16 - 30 Janar, 2023

Eksperti i ekonomise, Mateo Spaho ishte i ftuar ditën e sotme në ABC news ku foli mbi rrezikun e informalitetit dhe risqet që mund të hasë vendi ynë.

Sipas Spahos emigracioni nga një anë nuk është një faktor i mirë por nga ana tjetër ka ndikim pasi rrit ekonominë e vendit tonë.

Eksperi i ekonomisë është shprehur se paketa e re ndihmuese nga aeveria do të ndihmojë shtresat e mesme që të kalojnë vështirësitë që kanë hasur nga rritja e çmimeve.

Shqipëria ka më shumë risk të preket nga sfida e informalitetit. PPB janë gjtihashtu një rrezik. Ka të ardhura pozitive nga emigracioni dhe sjell të ardhura që qeveria duhet t’i adresojë dhe t’i përkëthejë ato në një rritje ekonomike. Duke qenë se nuk është një vend industrial ajo mer dhe fiton nga burimet njerëzore.

Emigracioni

Në fakt problematika e shqiperisë është që ikin njerëzit e kualifikuar dhe jo vetem. Emigrimi dhe hapja e një biznesi jashtë rrezikon që të mos rritet ekonomia në Shqipëri. Nëse sipërmarrja krijohet jashtë nuk ka të ardhura për Shqipërinë. Vërehen problematika si pensionet dhe punësimi por dhe paga mesatare. Kjo çështje u kap dhe nga BERZH pagat më të ulëta janë të goditura nga inflacioni. Dhe keto njërëz kanë tendence që të emigrojnë.

Paketa e re ndihmuese nga qeveria

Në fakt nuk është habi kjo është pozitive sepse disa profesionistë duhet trajtuar më mirë. Në qoftë se qytetarët nuk trajtohen me rrogë duhet ta trajtojnë me diçka tjetër. Do të ketë një inflacion më të madh por që do të rritet me rritme të ngadalta dhe kjo do të lufojë gjakderdhjen e këtyre shtresave. Shtresa e mesme do të preken nga paketa e qeverive. Në rastin konkret qeveria duhet vërtet duhet të mbështesin klasën e mesme për shkak të të ardhurave të tyre./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!