Valencia ka njoftuar shkëputjen e kontratës me trajnerin Gennaro Gattuso.
Sipas shërbimit për shtyp të klubit, marrëveshja është ndërprerë me marrëveshje të palëve.
“Klubi dëshiron të falënderojë menaxherin për angazhimin dhe punën e tij gjatë këtyre muajve në krye të ekipit të parë dhe t’i urojë atij fat të mirë në të ardhmen”, thuhet në një deklaratë të Valencias.
Gattuso mori drejtimin e Valencias në qershor 2022. Këtë sezon, Lakuriqët janë në vendin e 14-të në renditjen e La Ligas pas 18 ndeshjeve, duke qenë 1 pikë larg zonës së rënies. /G.D abcnews.al/