Chelsea ka marrë vendimin për të paguar më shumë mesfushorin Enzo Fernandez.
Sipas The Times, blutë janë afër blerjes së futbollistit argjentinas për Benfica-n për rreth 130 milionë euro. Besimi nga të dyja palët se një marrëveshje do të arrihet po rritet.
Londinezët janë gati të paguajnë një shumë më të madhe se sa parashikohet në kontratë si dëmshpërblim, për të qenë në gjendje ta paguajnë atë me këste.
Mësohet se vetë lojtari ka munguar sot në stërvitjen e Benfica-s për t’i bërë presion klubit. Ai dëshiron të shkojë te Chelsea. /G.D abcnews.al/