Sot jepen arsyet e dënimit me 15 pikë të Juventusit

schedule16:21 - 30 Janar, 2023

schedule 16:21 - 30 Janar, 2023

Ditë vendimtare për fatin e Juventusit, i cili sot më në fund është në dijeni të arsyeve që kishin shtyrë Gjykatën Federale të Apelit të kryesuar nga gjyqtari Torsello dhe i përbërë nga kolegët e tij Lombardo, Mazzoni, Barbieri, Teodori, Scordino dhe Falini, të shkaktonte një dënim prej 15 pikësh.

Pasi këto të jenë marrë parasysh, klubi i Juventusit do të ketë 30 ditë kohë për të paraqitur një ankesë, i cili nuk do të diskutojë meritat e dënimit, por do të vlerësojë çdo gabim në zbatimin e rregullit dhe ligjit ose shkeljet procedurale.

Nëse njihen këto rrethana, atëherë dënimi mund të anulohet dhe Juventusi do t’i kthejë 15 pikët, ose mund t’i kthehet Gjykatës Federale të Apelit, e cila në atë moment do të duhet ta riformulojë atë. /G.D abcnews.al/