Chelsea është gati të paguajë 120 milionë euro për Enzo Fernandez.
Klubi londinez ka informuar drejtuesit e Benfica-s se është gati të paguajë shumën e caktuar pa përfshirë lojtarë të tjerë në marrëveshje, raporton gazetari i TyC Sports, Cesar Luis Merlo.
Megjithatë, qëndrimi i presidentit të Benfica-s, Ruy Costa, mbetet i pandryshuar: kampioni i botës në kombëtaren e Argjentinës do të mund të largohet nga klubi vetëm nëse paguhen menjëherë 120 milionë dhe jo me këste.
Enzo ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 5 asistime në 17 ndeshje të ligës portugeze. /G.D abcnews.al/