28 deputetë të mazhorancës kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt, nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Shkaku pse kërkohet shkarkimi i tij, sipas burimeve është shkelja e etikës në komunikime publike, Deputetët pretendojnë në kërkesën për shkarkim, se Malaj ka kryer veprime që cënojnë besueshmërinë dhe paanshmërinë që duhet të garantojë poizicioni i një anëtari në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.
Arben Malaj, ish-ministër i Financave dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, është anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë që prej dhjetorit të vitit të kaluar. /ABC News Albania 24/7