Policia italiane ka publikuar detaje të reja për “bosin e bosëve” Matteo Messina Denaro, i cili i shpëtoi arrestimit për më shumë se tre dekada. Mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve të ushtruar në strehën e “Bosit” të Cosa Nostras në Campobello di Mazara, në Trapani, policia ka gjetur pesë karta identiteti (ID) të rreme.
Sipas të dhënave, kartat ishin me foton e Denaros me të dhënat e sakta të 5 qytetarëve të cilët jetojnë në Itali. Personat në fjalë dyshohet se i kanë shitur të dhënat e identitetit të tyre Matteo Messina Denaros gjatë 15 viteve të fundit.
Kjo do të thotë se është vetëm topografi Andrea Bonafede ai i cili lejoi Messina Denaron të bënte një jetë pothuajse normale, duke përdorur identitetin dhe kartat e tij bankare. Pas zbulimit të banesës së parë hetuesit gjetën edhe “Bunkerin” e Denaros, i cili ndodhet në një banesë rreth 300 metra larg të parës.
Çelësat e makinës, që mbante në çantë Messina Denaro në momentin e arrestimit, i çuan hetuesit në vendndodhje e parë. Gjatë kontrollit në vendet sekrete u gjetën parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe veshje të stilistëve të famshëm, telefona celularë dhe pilula viagra. Në “bunkerin” e tij janë gjetur edhe syze ikonike, të cilat Matteo Messina Denaro, i cilësuar si bosi i bosëve i mbante kur ishte i ri.
Arrestimi i tij mbushi faqet e para të mediave jo vetëm në Itali, por në gjithë botën për shkak të aktivitetit famëkeq të Cosa Nostras/abcnews.al