Njëra mësuese, tjetra nga familje e persekutuar, Alibeaj zbulon kandidatet për Vaun e Dejës dhe Patosin

schedule09:26 - 28 Janar, 2023

schedule 09:26 - 28 Janar, 2023

Partia Demokratike e grupit të Alibeajt ka përzgjedhur dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal. Bëhet fjalë për Vaun e Dejës dhe Patosin që do të jetë në garë me dy gra.

Klomentina Drini do të jetë në garë për bashkinë e Vaut të Dejës për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal. Ajo është kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës.

Drini është pasardhëse e një familje që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist. Ajo ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.

Gjatë viteve të fundit Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale. Angazhimi i saj është vlerësuar edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë dhe punën e admirueshme që ka bërë për komunitetin e zonës.

Mësuesja Pranvera Rizai do të jetë kandidatja e PD për bashkinë e Patosit. Ajo rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG të Patosit.

Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe  së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.

Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!