Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Fati i Ilir Metës në dorë të Komisionit të Venecias

schedule16:45 - 15 Korrik, 2019

schedule 16:45 - 15 Korrik, 2019

Socialistët nuk do të mbyllin brenda Shqipërisë historinë e parë të shkarkimit të Presidentit. Komisioni hetimor vendosi t’i kërkojë një mendim Komisionit të Venecias, nëse Meta e shkeli ose jo Kushtetutën me dekretin që anuloi 30 Qershorin.

Socialistët nuk do ta tërheqin të vetëm këmbëzën e eliminimit presidencial të Ilir Metës.

Komisioni hetimor do ta kalojë çështjen përtej kufijve. Me propozim të socialistet Klotilda Ferhati, Kuvendi do t’i kërkojë një mendim Komisionit të Venecias, nëse Ilir Meta e shkeli ose jo Kushtetutën me dekretin që anuloi 30 Qershorin.



Komisioni nuk do ta marrë vendimin përpara se të vijë shkresa nga Venecia, proces i cili kërkon kohë. Nëse nuk do të vijë deri në 8 tetor, socialistët shprehen të gatshëm edhe për zgjatjen e afatit të hetimit.

Veç ekspertëve vendas, me kërkesë të opozitës, do të merren edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Në planin hetimor të miratuar, parashikohet që Presidenti të ketë një seancë dëgjimore përpara komisionit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!