Krimi në familje është rikthyer mesditën e sotme në Gramsh, ku burri qëlloi për vdekje me armë gruan dhe vëllanë e tij.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Tervol të Gramshit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij krimi të dyfishtë në familje.
Mësohet se 75 vjecari Xhavit Sinani ka qëlluar me armën e gjahut ndaj gruas, me iniciale Z.S dhe vëllait të tij Shaqir Sinani, duke i lënë të vdekur në vend.
Paraprakisht dyshohet se 75 vjecari i sëmurë dhe vuante nga skleroza.
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes që cuan në këtë krim të dyfishtë në familje./ abcnews.al/