Bëni dush çdo ditë? Si ndikon kjo në lëkurën tuaj

schedule22:51 - 26 Janar, 2023

schedule 22:51 - 26 Janar, 2023

Kur më në fund kthehesh në shtëpi pas një dite të ngarkuar, asgjë nuk duket më tërheqëse sesa të bësh një dush të gjatë të nxehtë dhe të largosh stresin. Por kalimi i tepërt i kohës në dush mund të shkaktojë shumë probleme të lëkurës që jeni përpjekur t’i shmangni. Sado relaksuese të jetë, dushi shumë shpesh mund të sjelli më shumë dëme sesa të mira.

Mund t’ju krijojë rrudha të parakohshme

Ju ndoshta keni vënë re se gishtat tuaj shpesh rrudhen pasi keni kaluar shumë kohë në dush. Kjo ndodh sepse uji i nxehtë heq lagështinë nga lëkura juaj, duke e bërë atë të duket tepër e thatë. Kur bëni dush shumë shpesh në ujë të nxehtë, lëkura juaj humbet sebumin, i cili është jetik për ta mbajtur atë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Lëkura juaj mund të thahet

Shumë sapunë dhe larës për trupin përmbajnë përbërës që janë shumë të ashpër për lëkurën tuaj dhe në kombinim me ujin e nxehtë, mund të shkaktojnë luspa të lëkurës tuaj . Përdorimi i një peshqiri të ashpër pas dushit gjithashtu mund të shkaktojë që lëkura juaj të thahet tepër.

Mund të shkaktojë kruarje të lëkurës tuaj

Ndërsa bërja e një dushi me avull pas një dite të gjatë ndihet relaksuese, mund të funksionojë anasjelltas për lëkurën tuaj. Uji tepër i nxehtë mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës, i cili përfundimisht mund të çojë në skuqje dhe kruajtje. Dhe për shkak se uji i nxehtë e than lëkurën tuaj, mund ta bëjë atë të prodhojë më shumë vajra, duke bërë që lëkura juaj të duket e yndyrshme./Kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!