Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Egnatia zhgënjen në shtëpi, Kukësi fiton me një përmbysje fantastike në Rrogozhinë

schedule14:54 - 26 Janar, 2023

schedule 14:54 - 26 Janar, 2023

Kukësi ka mundur të fitojë me përmbysje ndaj Egnatias me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, pasi në minutën e 34-të Fernando shënoi me anë të një penalltie.

Në pjesën e dytë, në minutën e 70-të, Ndreca kryen një goditje të fortë dhe topi devijohet nga lojtari i Egnatias duke i ndryshuar trajektoren topit dhe kështu vjen edhe baraspesha e rezultatit.



Kukësi ishte në përpjekje për të bërë mrekullinë dhe kështu ndodhi. Në minutën e 87-të, Delimedjac ishte autori i golit të përmbysjes së rezultatit. Kukësi del nga Rrogozhina me tre pikë me vlerë.

Pas këtij rezultati, Egnatia ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e parafundit, pra të nëntë me kuotën e 19 pikëve./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!