Kuvendi ka hedhur poshtë kërkesën e grupimit Berisha, për të ndryshim të rendit të ditës. Ndërsa Berisha e të tijët kishin bllokuar foltoren në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PS e konsideroi këtë kërkesë një një farsë politiko mediatike për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse që kanë dalë lidhur me vrasjet shtetërore të 21 janarit.
“Rregulli dhe rregullorja çështje themelore kërkesa është e pabazuar në rregullore. Është një farsë politiko mediatike për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja tronditëse që kanë dalë lidhur me vrasjet shtetërore të 21 janarit.
Çështja që i referohet ‘non grata’ i madh nga SHBA po hetohet nga drejtësia amerikane. Në thelb problemi lidhet me sa e si e qysh e ka zbatuar detyrën një zyrtar i lartë. Drejtësia amerikane ka 0 akuza qoftë ndaj ramës apo ndonjë anëtari të qeverisë. Ajo ka akuzuarvetëm z. Mc Gonigal. “ tha Balla.
Me shumicë votash, Kuvendi rrëzoi kërkesën e demokratëve./abcnews.al

