Politikat abuzive me reklamat dixhitale, Administrata Biden ngre padi kundër Google

schedule21:18 - 24 Janar, 2023

schedule 21:18 - 24 Janar, 2023

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur një padi kundër Google për një politikë abuzive në tregun e reklamave dixhitale.

Në mënyrë të veçantë, ministria së bashku me një grup shtetesh paditën gjigantin e teknologjisë të martën, duke e akuzuar atë për përdorimin e mjeteve të paligjshme që bien ndesh me rregullat e konkurrencës.

Kjo është padia e parë kundër Google nga udhëheqja e Joe Biden, e cila është një përshkallëzim i presionit ligjor ndaj një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë.

Padia i kërkon Gjykatës së Lartë të SHBA-së të urdhërojë Google të shesë një sërë produktesh reklamuese dhe të ndalojë kompaninë të përfshihet në praktika anti-konkurruese.

Është padia e pestë e ngritur nga zyrtarët amerikanë kundër Google që nga viti 2020, pasi ligjvënësit dhe rregullatorët në mbarë botën përpiqen të frenojnë fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë dhe tregtisë në internet.

Amazon, Google, Apple dhe kompani të tjera janë përballur me akuza nga rregullatorët evropianë, ndërsa rregullatorët kanë miratuar ligje të reja për të frenuar probleme të tilla si mbledhja e të dhënave personale.