Një ditë pas mosdekretimit nga Presidenti Meta, i Kryetarit të zgjedhur Skënder Gjinushi ka reaguar Akademia e Shkencave. Këshilli Ekzekutiv i mbledhur mëngjesin e se shtunës ka vendosur që më datë 19 Korrik 2019 të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të shqyrtuar dekretin e Presidentit të Republikës, ku sipas tyre është i pa vlefshëm dhe në kundërshti me ligjin. Këshilli Ekzekutiv i ka propozuar Asamblesë për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga kjo Asamble më 24 Maj./ABC News Albania 24/7
Akademia e Shkencave: Mosdekretimi i Metës i pavlefshëm
schedule17:00 - 13 Korrik, 2019
schedule 17:00 - 13 Korrik, 2019