Si pasojë e megaoperacionit në Shijak, ku u zbulua një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh, ra në pranga shtetasi Fredi Krasniqi, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.
ABC News ka arritur të sigurojë foton e të arratisurit.
Policia dyshon se pas vëllezërve qëndrojnë të tjerë pjesëtarë të botës së krimit, për të cilët është duke punuar.
Në ambientet godinës u gjetën dhe sekuestruan 444 lëndë narkotike, 222 llampa elekrike dhe paisje të tjera.
Sa i përket arsenalit të armëve u gjetën, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, 1 granatë dore dhe municion.r.t/abcnews.al