Mijëra punonjësve të ambulancave në Britani kanë nisur grevën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagat. Anëtarët e sindikatave Unite dhe Unison, të cilët përfaqësojnë punonjësit e ambulancave, filluan grevën në Angli dhe Uells.
Anëtarët e Unison-it grevën po e realizojnë në pesë ambulanca në Angli si dhe në dy spitale në Liverpool, kurse anëtarët e sindikatës Unite shkuan në grevë në Uells dhe rajonet e Midlands-it.
Në ditët e para të shkurtit, punonjësit e ambulancave do t’i bashkëngjiten mijëra infermierëve në grevën, që pritet të jetë më e madhja e në historinë e Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare të Britanisë (NHS).
Po ashtu, në fillim të javës së kalua, mësuesit, makinistët e trenave dhe infermierët kishin paralajmëruar se grevat do t’i organizojnë në shkurt dhe mars.
Në Mbretërinë e Bashkuar nuk është hera e para që shërbimet e transportit apo dhe sektorë të tjerë protestojnë për të drejtat e tyre, konkretisht për paga dhe përmirësim të kushteve të punës.