Gjykata e Posaçme ka lënë në burg pesë personat e arrestuar në lidhje me atentatin e ndodhur në vitin 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho dhe hubmi jetën shoferi Andi Maloku.
Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë, Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Gentjan Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri. Sipas, SPAK në atentatin e 3 viteve më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal.
Nga hetimet ka rezultuar se në organizimin dhe sigurimin e mjeteve për të kryer vrasjen, përveç Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilaj, që janë arrestuar dhe po gjykohen, kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 5 prej të cilëve u njohën me masën e sigurisë këtë të shtunë, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në kërkim është Plaurent Dervishaj, ku sipas SPAK, është një nga organizatorët, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe një shtetas me inicialet A.SH.
Nga hetimet ka rezultuar se këtë persona kanë marrë pjesë në planin para dhe pas ngjarjes së 1 Nëntorit 2019. SPAK e hetoi çështjen në një procedim të veçuar nga ai i Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt dhe thotë se ka siguruar prova që këta persona janë të përfshirë në atentat nëpërmjet përgjimeve dhe bashkëpunimit me persona të tjerë nën hetim.
Burime nga prokuroria konfirmuan për abc neës se, hetuesit kanë kërkuar bashkëpunim me autoritetet francese pasi kanë siguruar të dhënë nga bisedat telefonike të enkriptuara mes anëtarve të grupit kriminal.
Nga kontrolli I ushtruar në 11 banesa u gjetën dhe sekustruan armë, jelekë antiplumb dhe 50 kontrata shit-blerje pronash. Për shkak se 4 personat e shpallur në kërkim, sipas SPAK janë jashtë vendit është bashkëpunuar edhe me autoritete e huaja me qëllim arrestimin dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.