Ka shenja që të gjithë i pëlqejnë dhe disa që të gjithë i urrejnë. E vërteta është se duket më shumë si një stereotip, por një studim i madh vjen për të konfirmuar se është e vërtetë.
Nëse po pyesni veten nëse shenja juaj e zodiakut është e urryer, le të shqyrtojmë gjetjet, të mbledhura nga 2000 amerikanë, të cilët folën bazuar në përvojën e tyre nga marrëdhëniet e tyre aktuale dhe të kaluara. 1/3 e pjesëmarrësve ranë dakord se ekziston një shenjë e zodiakut që është plotësisht e neveritshme. Në fakt, 42% ranë dakord që Binjakët janë kjo shenjë për të pasur dy (ose më shumë) personalitete.
Një personalitet i Binjakëve kërkon aventura të reja dhe më shumë njohuri. Megjithatë, ai shpesh ngatërrohet me egocentrizmin dhe mungesën e interesit kur bashkëbiseduesi i tij flet.
Gemini world ♊️ ?#Gemini pic.twitter.com/EAxoIfwkjv
— Silent_Eyez? (@_silent_eyez) January 10, 2023
Binjakët janë ndër qeniet më logjike të zodiakut dhe pikërisht për shkak se sundohen nga Mërkuri, ata janë të bombarduar me aq shumë informacione, saqë përfundojnë duke ndryshuar mendje në sekonda. Pra, kjo veçori duket të jetë më acaruese. Ndërsa pjesa tjetër e shenjave që vijojnë, janë Demi dhe Gaforrja me përkatësisht 36% dhe 37%.
Demi për shkak të kokëfortësisë së tij dhe Gaforrja sepse ka shumë lëkundje emocionale./abcnews.al