Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas inaugurimit te stacionit kufitar ne Hanin e Hotit u është përgjigjur edhe akuzave të PD për arrestimet e militanteve. Ai ka deklaruar se policia nuk ka arrestuar simpatizantë të PD por vetëm qytetarë që shkelin ligjin. Ministri Lleshaj ishte i pranishëm ne përurimin e një investimi i cili do të shkurtojë kohën e pritjes në kufirin që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.
Nga Hani i Hotit ministri Lleshaj i është përgjigjur gazetarëve në lidhej me akuzat e PD për arrestimet e militantëve të opozitës duke deklaruar se policia arreston qytetarët që shkelin ligjin dhe jo simpatizantë.
Në lidhje me operacionin e kryer në Elbasan për gjetjen e një arsenali armësh dhe municionesh Lleshaj tha se çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë dhe informacionet që publikohen janë vetëm rezultate.
Ministri Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja të stacionit të policisë kufitare ne Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Investimi kap vlerën e 45 milionë lekëve. Lleshaj tha se të gjitha ndërhyrjet që po bëhen në kufi janë për të shkurtuar me 50% kohën e pritjes dhe për të shmangur radhët e gjata në dogana./ABC News Albania 24/7