Ukraina zbulon rrjetin e spiunazhit rus, 7 të arrestuar

schedule13:57 - 20 Janar, 2023

schedule 13:57 - 20 Janar, 2023

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi sot se ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se po spiunonin për Rusinë.

Sipas një njoftimi të lidhur, të arrestuarit u dhanë rusëve koordinatat e infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe mblodhën informacione mbi lëvizjet e forcave të Kievit në rajon, të cilat ia kaluan ushtrisë ruse.


Shërbimi sekret ukrainas thotë se pas një operacioni të madh ka mundur të zbulojë këtë “rrjet të spiunazhit rus”. Në të njëjtën kohë, po hetohet përfshirja e mundshme e të arrestuarve në sulmin në Dnipro .

Gjatë kontrolleve të kryera “në faza të ndryshme” në rajonin e Dnipro, u gjetën gjithashtu “pajisje shpërthyese të improvizuara” si dhe “pajisje kompjuterike dhe telefona celularë”, sipas SBU.

Sipas SBU, “shtatë agjentët rusë” filluan aktivitetet  kundër Ukrainës në fillim të tetorit 2022.

Për të komunikuar me njëri-tjetrin, ata “përdornin aplikacione të koduara të mesazheve dhe transmetonin vendndodhjet (objektivat) në formën e koordinatave elektronike me material fotografik”, sipas të njëjtit burim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!