BERAT – Një 25-vjecar rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Berat. Ka qënë vëllai i tij, i cili ka bërë denoncim në policinë e këtij qyteti.
Bëhet fjalë për 25 vjecarin me inicialet E.A, i cili sipas denoncimi të të vëllait është larguar nga banesa më datë 18 janar dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i policisë:
Në datën 19.01.2023, në Komisariatin e Policisë Berat, shtetasi F. A. ka kallëzuar se në datën 18.01.2023 është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi E. A., 25 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./abcnews.al